Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vjedhja 2 milionë euro e Thesarit, vetëdorëzohet në polici biznesmeni që iu transferuan pagesa

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, në të cilën janë transferuar afro 2.1 milionë euro nga Thesari i Kosovës, është vetëdorëzuar në Polici.

I pyetur, nëse Shala është vetëdorëzuar, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka bërë të ditur se lidhur me rastin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare që është paraqitur më 9 tetor, sot është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës një person.

“Sot në Polici të Kosovës është dorëzuar një mashkull kosovar i cili është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, thuhet në njoftimin.

Ende nuk është bërë me dije emri i personit të vetdorëzuar në polici.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet