Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kthye nga kampi në Siri, kush është Floresha Rasha, gruaja e luftëtarit të vrarë

Floresha Rasha është gruaja e parë shqiptare që u nxorr nga kampi Al-Hol në Siri dhe bashkë më tre fëmijët e saj, do të mund të kthehet në Shqipëri, e shoqëruar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Floresha do të duhet t’i krthehet jetës nga e para, vetëm me tre fëmijët e saj, pasi bashkëshortin me të cilin shkoi në Siri, e humbi nga një snajper.

Kush është Floresha, martesa me Diamantin dhe arratisja në kampet e luftës

Floresha Rasha është e veja e Diamant Rashës, e cila ndodhej në Siri që prej vitit 2014, vit në të cilin i shoqi iu vra në luftë.

Ajo ishte e martuar me Diamant Rashën, i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.

Diamant Rasha u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, dhe në vitin 2014, u ekzekutua me snajper.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët.

Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar) ishte i biri i Shaban dhe i Xhemile, i datëlindjes 24.08.1980, lindur në Sllovë, Dibër e banues në Rruga “Ferit Xhajko” (Rr. Pal Hasa), Tiranë, me gjendje civile i martuar me fëmijë.

Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla.

Diamanti jetonte me shpresën se një ditë, pas mbarimit të luftës, do të jetonte në Siri.

Ai mendonte se aty duhet të jetonte çdo njeri që ishte i fesë islame.

Sipas Diamantit, në Sham (Siri) do të shfaqen për herë të parë dhe shenjat e mëdha të kijametit (shkatërrimi përfundimtar i botës), në Sham do të zbresë imamë Mehdiu, do të shihet me sy të lirë dalja e Dexhallit (krijesë e mbinatyrshme) që përkon me fundin e jetës në tokë.

Kështu, duke besuar fort në këtë bindje, Diamanti u nis më 16.01.2013 nga Tirana në Stamboll, Turqi për të vijuar më pas, me rrugën për në Siri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet