Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Traktati i Armëve Bërthamore/ Putin reagon ashpër ndaj SHBA: Ke vendosur Botën në rrezik

Në gusht 2019, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati i Forcave Bërthamore me Distancë të Mesme, duke përmendur shkeljen e pretenduar të Rusisë të kushteve të marrëveshjes.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se dalja e SH.B.A.-së nga Traktati i Forcave Bërthamore ishte një “gabim i rëndë” që krijon rrezikun e një rinovimi të çshtjes së armëve bërthamore.

“Ne e konsiderojmë të gabuar tërheqjen e SHBA nga Traktati INF, si rezultat i së cilës ajo ka pushuar së funksionuari, një gabim serioz që rrit rreziqet e lëshimit të një gare armësh raketore, rritjen e potencialit konfrontues në përshkallëzim të pakontrolluar”, thuhet në deklaratën e cituar nga shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Sipas presidentit rus, Traktati INF, të cilin Uashingtoni e la në vitin 2019, ishte një element kryesor i arkitekturës globale të sigurisë dhe kërcënimet ndaj tij në Evropë ishin “të dukshme” për shkak të tensioneve midis NATO dhe Rusisë.

Moska shtoi se Rusia ishte “e gatshme” për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të minimizuar ndikimin e shkaktuar nga shkatërrimi i Traktatit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet