Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë provat përfundimtare për praninë e jetës në Hënë…

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka bërë me dije se ka prova përfundimtare për praninë e ujit në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës. Ky zbulim i jep një tjetër rëndësi Hënës.

Shkencëtarët më herët kanë menduar se do të ishte e pamundur që të kishte ujë në pjesën e Hënës të ndriçuar nga Dielli, por mesa duket kanë qenë gabim, pasi uji është zbuluar edhe në zonat që janë të ekspozuara direkt nga drita e Diellit.

Uji i zbuluar nga Nasa në satelitin e Tokës, nuk është në formën e pellgjeve.

Shumë pranë sipërfaqes së Hënës janë gjetur “xhepa” që kanë molekula uji, në një largësi nga njëra-tjetra aq sa s’mund të formojnë as akull dhe as ujë.

Uji është gjetur në një zonë prej 38,849 km katror, kryesisht në kraterin “Clavius”, në hemisferën e Jugut.

Shkencëtarët e NASA thanë se uji përmban edhe fragmente të vogla qelqi, që e pengojnë të avullojë kur bie në kontakt me rrezet. Prej kohësh është menduar se uji ekzistonte vetëm në ato zona që ishin gjithmonë në hije.

Programi Artemis i Nasa parashikon dërgimin e astronautes së parë femër, dhe burrin e radhës në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024, çka konsiderohet si hapi gjigant i radhës për eksplorimin e planetit Mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet