Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Punimet tek rrethrrotullimi ”Shqiponja”, Policia shërbime shtesë në terren: Drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugët alternative

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që kalojnë nga rrethrrotullimi ‘’Shqiponja’’ që të përdorin rrugët alternative për 4 muajt e punimeve dhe të mos bëhene pengesë për automjetet e tjera.

Sipas njoftimit zyrtar, trafiku po menaxhohet nga shërbime shtesë policore në terren teksa që sot qarkullimi tek ky rrethrrotullimi ‘’Shqiponja’’ është devijuar kryesisht nga rruga e Ndroqit.

Për 4 muaj tek rrethrrotullimi ”Shqiponja” do të punohet për projektin e ri të Unaza e Re që i hap rrugë mbikalimeve dhe nënkalimeve të reja.

STATUSI NGA POLICIA

Shërbimet shtesë të Policisë Rrugore të Tiranës po menaxhojnë trafikun në rrethrrotullimin Shqiponja, gjatë fazës së avancuar të ndërtimit për projektin që ka si synim lehtësimin e lëvizjes për hyrje-daljet në Tiranë.

Policia Rrugore fton drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti, si dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës.

VIDEO

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet