Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestat kundër masave anti-covid/ Ministria e Brendshme italiane përgatitet si për grusht shteti

Ministria e Brendshme e Italisë ka ngritur shqetësimin se vendi mund të përfshihet nga tensione sociale të forta, pas rregullave të reja anti-covid të miratuara nga qeveria.

Sipas tyre, demonstratat e fundit në Napoli, Romë e Torino, janë “një kambanë alarmi”.

Zemërimi dhe zhgënjimi që po shtohen në vend dhe që sot përfshijnë kategori të ndryshme shoqërore, mund të bëhen mundësia perfekte për ata që kanë interes për të nxitur tensionet, paralajmëron Ministria e Brendshme italiane.

“Çështja e rendit publik është bërë shumë e ndjeshme dhe situatat më të rrezikshme duhet të zbuten”, thuhet në deklaratë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet