Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Oh ma vranë, ma vranë…”, dëshmitarja tregon atentatin në Fier: Dëgjova ulërimën e të shoqes…

Qyteti i Fierit u trondit diten e sotme nga nje ngjarje e rende e ndodhur ne oret e para te mengjesit. Shtetasi Ahmet Toska u vra me plumb ne koke ne rrethana ende te paqarta dhe misterioze.

Ahmet Toska, i vrare diten e sotme ne Fier
Ahmet Toska, i vrare diten e sotme ne Fier

Një nga banoret e lagjes Sheq i Madh në Fier ku ndodhi krimi i rende, rrëfeu detaje sesi ndodhi vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska.

Dëshmitarja tha se kishte dyshuar se zhurmën e kishin bërë shashkat. Sipas saj, ndaj Toskës u qëllua tri herë dhe më pas u dëgjuan ulërimat e të shoqes.

“Dëgjuam krismat, ishim në gjumë faktikisht. Krismat, tre herë ka goditur, mu bë fillimisht si nga këto shashkat.

Dola aty sepse u trembën fëmijët, mu duk si zë qensh se po ulërinte e shoqja, dola menjëherë këtu tek porta, sa hapa portën kur ajo i ra të shoqit përsipër. O ma vranë, o ma vranë. Thashë çohu moj motër, ajo që të ndodhi të ndodhi.”

Ajo shtoi se viktima nuk njihej për ndonjë konflikt me dikë.

“Ata ishin pa makinë. Di që autori kaloi nga kjo rrugicë. Nuk i pashë. Viktima me gruan kalonin këtej përditë se çonte të shoqen në punë. Ai ishte djalë shumë i mirë, edhe e shoqja, si familje.

Ne që i kemi këtu, që kalojnë përditë, çonte të shoqen në punë nuk kemi dëgjuar sikur një diçka më të vogël.

Po t’i flisje të fliste, po mos t’i flisje nuk të fliste.”, citon vizionplus. Shtetasi Ahmet Toska u ekzekutua në sy të gruas së tij sapo doli nga banesa.

Mbi kete ngjarje:
Vrasja e 50-vjecarit në Fier, policia: Gruaja ka parë gjithkca…

Vritet 50-vjecari Ahmet Toska në Fier, FNSH rrethon qytetin

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet