OFL, i kërkon pasurinë ish-kryetarit të PS, kush është Llazar Bicja i dënuar me 14 vite burg

Aktualitet
OFL, i kërkon pasurinë ish-kryetarit të PS, kush është

Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, bandë e cila ekzekutoi 5 gardistë në muajin Maj në këtë qytet, është vënë në “sitën” e operacionit “Forca e Ligjit”.

Oficerët kanë kërkuar që i dënuari me 14 vite burgim Bicja, të vetëdeklarojë pasurinë që disponon në emër të tij dhe familjarëve, për shkak të nisjes së procedurave të hetimit pasuror. Llazar Bicja, rezulton i dënuar nga gjykata me 14 vite heqje lirie, si njëri nga personat që kishte organizuar vrasjen e 5 gardistëve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Llazar Bicja, gjatë periudhës kur ka ndodhur masakra e Cërrikut në Maj 1997, ka mbajtur postin e Kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet. Sipas akuzës ai ka qënë njeriu që ka bashkëpunuar me persona të armatosur dhe organizuar pritën ndaj autokolonës së Gardës së Republikës.

Tashmë pas marjes së vendimit të dënimit, Llazar Bicja, duhet të vetëdeklarojë pasurinë e tij përpara oficerëve të OFL-së. Ndërkohë një tjetër emër që OFL-ja ka kërkuar të vetëdeklarojë pasurinë është Bledar Ibrahimi.

Ai u dëbua nga Italia drejt Shqipërisë në vitin 2016, por u rikthye aty pas një urdhër-arresti ndërkomnëtar të lëshuar nga autoritetet e drejtesisë Italiane. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.

ME TE LEXUARAT