Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministrja Denaj prezanton projekt buxhetin e vitit 2021: Ka premisa për rimëkëmbje

Ministrja e Ekonomisw dhe Financave, Anila Denaj ka prezantuar para Komisionit tw Ekonomisw project-buxhetin e vitit 2021.

Për Denajn ka premisa që ekonomia shqiptare të rimëkëmbet në 2021 pasi goditjeve nga tërmeti dhe pandemia në 2020.

Denaj theksoi se në 2021 pritet të rikthehet rritja ekonomike në 5.5% dhe më pas stabilizohet në 4%.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

Denaj në Komisionin e Ekonomisë: P/Buxheti 2021 synon rimëkëmbjen e ekonomisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2021”.

Gjatë prezantimit Ministrja Denaj bëri një ekspoze të ekonomisë gjatë këtij viti, si dhe pritshmëritë deri në fund të 2020.
Referuar pritshmërive të 2021, Ministrja Denaj vlerësoi se ekzistojnë premisat e duhura për një rekuperim të rritjes ekonomike, që prej vitit të ardhshëm.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë që fondametet kryesore të ekonomisë nuk do të pësojnë ndonjë goditje problematike, presim që rritja për 2021 të rikthehet në nivelin e rreth +5.5% dhe më pas të konvergojë dhe stabilizohet afër nivelit + 4% (nivel i cili ne vlerësojmë është dhe rritja potenciale e ekonomisë sonë për periudhën afatmesme në vijim).

Rritja ekonomike përgjatë periudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet”, u shpreh Ministrja.

Në vitin 2021, të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të arrijnë 479 miliardë lekë, ose 10.6 % më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

Shpenzimet Buxhetore për vitin e ardhshëm janë programuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB, me rritje në terma nominalë me rreth 8 miliardë lekë krahasuar me Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2020.

Buxheti 2021 do të vijojnë të mbështesë sektorët prioritarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat të marra së bashku garantojnë stimuj pozitivë për rritjen ekonomike të vendit në periudhën 2021-2023 e përtej duke gjeneruar njëkohësisht punësim të qëndrueshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet