Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Mezi pres COVID-19”, infektohet kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë është një prej 288 rasteve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ajo ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj. Mësohet se Beruka ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Beruka ishte e para që tha publikisht se mezi priste që të infektohej me Covid-19 personi i parë në Shqipëri, në sensin e profesionalizmit.

Sipas Berukës, për një mjek, kjo gjë ishte me rëndësi, të studiosh dhe të kesh në duar gjëra të reja.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Covid-19 dhe 288 të tjerë u infektuan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet