Meta mesazh kryeministrit Rama: Edhe Ramiz Alia lejoi opozitën të hyjë në zgjedhje

Aktualitet
Meta mesazh kryeministrit Rama: Edhe Ramiz Alia lejoi opozitën të

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Meta u shpreh se edhe Ramiz Alia, që kishte pushtet te zgjeruar, lejoi opozitën të zhvillojë zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Shtetit vlerësoi se është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredincialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së.

“Mos harrojmë se edhe Ramiz Alia, edhe pse kishte pushtet të madh, i dha mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, u soll në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe demokratike.

Është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredencialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT