Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Mbaje tamam, jo për modë”, Taulant Balla del në rrygë dhe u vendos maskën qytetarëve

Rastet e reja me koronavirus po shtohen çdo ditë, nderkohe qe qeveria eshte hedhur ne aksion ne lidhje me mbajtjen e maskave. Kete aksion duket se e ka vijuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili doli vetë në rrugë për të vëzhguar qytetarët nëse mbajnë maska apo jo.

Deputeti i PS shoqërohej nga një grup personash, të cilët kishin maska për të shpërndarë për qytetarët që nuk i binden rregullit.

Socialisti i këshilloi ata që të mbajnë maskën dhe të bëjnë kujdes sepse rastet e reja po rriten. Në disa momente, ai u afrua vetë për t’u vënë maskën qytetarëve.

“Jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.

Isha në Librazhd dhe në zona të mbipopulluara sikurse janë tregjet, do të insistojmë në respektimin e plotë të masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, shkroi Taulant Balla në “Facebook”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet