Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Sirian, Rama niset drejt Libanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rikthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se ata nesër do të kthehen në Shqipëri ndërsa do të hapet edhe faza e dytë për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë.

Mësohet gjithashtu se kryeministri Edi Rama është nisur për në Liban ku edhe do të presë fëmijët.

“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetë” – shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet