Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri grek, Mitsotakis: Nga Haga hyjmë dhe dalim me zgjerim 12 milje në det

Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës,është shprehur kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi shteti të ketë zgjeruar me 12 milje kufirin e tij detar.

“Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gjykatës së të Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjeruar kufirin detar në 12 milje”, është shprehur kryeministri grek.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo greke ranë dakord që t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare për çështjen e detit, deklaratë e cila u bë publike nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në kryeqytetin shqiptar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet