Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Konsulli i Shqipërisë në Liban: Do kthejmë pjesën tjetër të shqiptarëve nga Siria

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb në një intervistë për Top Channel tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme.

Ai theksoi se të ka qenë një mision shumë i vështirë sepse kanë qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ghorayeb theksoi se vazhdohet me negociatat e ambasadës me ndihmën e gjenerali Abaz Ibrahimi.

“Shpresoj të flas shqip herën tjetër se jam duke mësuar. Puna vijoi sipas udhëzimeve të Lleshajt, është shpenzuar shumë kohë që nga riatdhesimi i Alvin Berishës së bashku me drejtorin Gledis Nano dhe Indritin.

Nuk dua të përsëris, por dua të theksoj se ishin negociata të forta të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës. Mu dha mua një leje e posatshme për të vazhduar këtë punë për të sjellë në shtëpi këta fëmijë. Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi i cili u dha urdhër vartësve që ta shikonin këtë çështje.

Fillimisht kemi shkuar në Demask, ka qenë e vështirë se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura. Oficerët e antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë, nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincë për një javë.

Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në krime, të gjitha ata gra e baba të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit”, tha ai për Top Cahnnel.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet