Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kapen në Rinas 22 mijë paund të padeklaruar, futet në telashe anglezja

21.900 paund të padeklaruara janë kapur nga policia në Rinas, shtetësja angleze që i posedonte është proceduar penalisht.

Sipas policisë, përveç këtij rasti një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, duke i ofruar një punonjësi të policisë 50 euro.

Kontrolle të shtuara për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Evidentohet dhe goditet edhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 21.900 paund.

Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare, 35-vjeçarja me shtetësi angleze.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin R. A., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen angleze J. G., 35 vjeçe.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën në çantë 21.900 paund të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasja J. G. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi”.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet