Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Kampi i ferrit’ në Siri, Lleshaj: Shqiptarët nuk i lë ISIS të kthehen, fëmijët nuk i ndalon askush

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve që ka nisur sot.

Në një lidhje me Skype në studion e “Open”, Lleshaj tha se janë rreth 50 persona, ndërsa me 20 prej tyre, ka kontaktuar vetë fizikisht.

I pyetur për kundërshtimin e grave shqiptare për të ardhur në atdhe, Lleshaj tha se nuk i beson ato histori.

Ai tha se njerëzit atje janë edhe të frikësuar sepse luftëtarët e ISIS, nuk i lejojnë që t’i tradhëtojnë.

“Operacioni ka nisur para një viti me shpëtimin e Alvinit.

Të përfshirë janë shtete si Libani, Siri Shqipëria, një operacion mjaft i vështirë. Bëhet fjalë për 50 shqiptarë të mbetur atje.

Ne kemi kontaktuar fizikisht 20 kemi arritur të marrim 5. Faza e dytë pra është riatdhesimi i grupit tjetër që janë kontaktuar fizikisht pra 20 të tjerë.

Presim që pas marrjes së dritës jeshile në ditët e ardhshme mendojmë se ky proces do marrë jetë.

Nuk mund të japë datë fiks, sepse është një proces me shumë aktorë.

Ne duam t’i heqim këta fëmijë nga duart e terrorit, si dhe të japim mesazhe që vendi i tyre është Shqipëria dhe kauza e tyre është vetëm Shqipëria.

Duhet të keni parasysh që aty jetojnë luftëtarë të ISIS dhe ata përpiqen të mos lënë njeri të ikë, që të tradhtojë kauzën, sepse çdo dalje konsiderohet humbje për ta.

Nuk ka rezistencë për të ardhur, por ka të rritur të indoktrinuar thellë, po për fëmijët jo, nuk i ndalon dot askush,”- tha Lleshaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet