Jahti i braktisur në Shëngjin, shoqërohet në polici francezi: Është i imi, më la karburanti

Aktualitet
Jahti i braktisur në Shëngjin, shoqërohet në polici

Një shtetas francez, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shoqërar në komisariatin e Policisë së Lezhës, si pronar i velierës që u gjet e braktisur në Shëngjin.

Përpara grupit hetimor, francezi ka pranuar se jahti është i tiji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është shprehur se ka ardhur në Shëngjin për të takuar disa miq, por që më pas ka pasur probleme me karburantin dhe është detyruar që ta braktisë.

“Jahti është i imi, e lashë aty sepse para disa problemem e karburantin. Erdha të takoja disa miq,”- mësohet të ketë thënë ai.

Francezi u zbulua pas një dokumenti të gjetur brenda jahtit.

Jahti, i llojit velierë me emrin TAI-PAN e me flamur të Sllovenisë, është ankoruar mbrëmjen 17-tetorit në portin e Shëngjinit, rreth orës 20:00.

Ai u ankorua pasi prej dy ditësh qëndronte i braktisur në Patok.

ME TE LEXUARAT