Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I zhveshur me të brendshme dhe maskë në market…qytetari hakmerret ndaj qeverisë

Një nga mjetet më të fuqishme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit është konsideruar maska mbrojtëse.

Për këtë arsye shumë vende po i detyrojne dhe inkurajojnë njerëzit që t’i përdorin ato sa më shumë të munden, për të larguar përfundimisht nga jetët tona virusin COVID-19.

Vendosja e kesaj mase ka irrituar shumë persona që nuk besojnë në ekzistencën e virusit dhe injorojnë sistematikisht urdhrat e qeverisë.

Një ndër to është dhe 33-vjeçari Chris Noden nga Uellsi.

Ky qytetar hyri për të blerë në një supermarket, i veshur vetëm me të brendshme, por ama nuk kishte harruar maskën në fytyrë.

Burri u ndalua nga stafi i sigurisë teksa përpiqej të fuste karrocën me produkte në dyqanin Tesco në Newport. Për këtë veprim, kundërshtoi gruaja e tij, Dawn

“Tani rrobat nuk janë thelbësore. Politika juaj e dyqaneve thotë se rrobat nuk janë thelbësore. Lëreni të futet për të blerë disa rroba.

Por një roje sigurie thotë: “Ai nuk është veshur siç duhet. Nuk mund të vini të veshur ashtu”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet