Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FRPD protestë-homazh para Kryeministrisë për vdekjen e Lutfi Cekirrit

FRPD po organizon një protestë homazh para kryeministrisë për humbjen nga jeta të 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri.

Njoftimin e ka bërë kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi i cili shprehet se protesta do të zhvillohet në orën 18:30 dhe do t’i bashkohen edhe studentë të mjekësisë.

Këlliçi ka ftuar edhe gjithë qytetarët të jenë pjesë e protestës, ku dhe do të ndizen qirinj për vdekjen e 53-vjeçarit.

“Në orën 18.30, një grup të rinjsh nga FRPD dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë.

Të rinjtë do të ndezin qirinj për 53 vjeçarin Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë kurën e duhur.

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe 2 studentë të Mjekësisë do të kenë një komunikim me median.

Ju ftojmë ta ndiqni nga afër dhe drejtpërdrejt këtë homazh protestë.”, njofton Këlliçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet