Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dje u rivendos, shkelet menjëherë armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmjetësuar një armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sekretari i Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi një takim me homologët në Armeni dhe Azerbajxhan dhe dha lajmin se ishte arritur armëpushimi.

Por marrëveshja mes dy vende nuk ka zgjatur shumë, pasi Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit.

Armëpushimi u njoftua dhe nga Presidenti Donald Trump, por qetësia zgjati vetëm disa minuta. Edhe më herët dy vendet kishin njoftuar për një armëpushim, por marrëveshja ka mbetur në letër pasi në Nago-Karabak asnjëherë nuk ka pasur qetësi.

Luftimet mes dy vendeve shpërthyen më 27 shtator dhe deri tani kanë humbur jetën qindra ushtarë e civilë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet