Derbi me Milanin, Roma merr një pikë falë talentit shqiptar

Sport
Derbi me Milanin, Roma merr një pikë falë talentit shqiptar

Ndeshja derbi e Serie A, Milan – Roma, është mbyllur pa fitues. Derbi është luajtur të hënën mbrëma në “San Siro” dhe përfundoi 3:3.

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, shënoi golin e fundit dhe të barazimit për Romën në minutën e 84-t.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Futbollisti nga Shqipëria shënoi nga afërsia pas harkimit nga korneri. Golat tjerë për Romën i shënuan Edin Xheko dhe Jordan Veretout, kurse për Milanin Zlatan Ibrahimoviq (2) dhe Alexis Saelemaekers.

Për Milanin ky ishte barazimi i parë në kampionat dhe ka edhe katër fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë me 13 pikë.

Ndërkohë Roma mbetet në vendin e tetë në tabelë me tetë pikë të tubuara.

ME TE LEXUARAT