Basha: Ka para për t’u përballur me krizën, Shqipëria s’është e varfër, por e vjedhur

Politikë
Basha: Ka para për t’u përballur me krizën, Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në buxhetin e shtetit ka para mjaftueshëm që vendi të përballet me krizën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai deklaroi se tashmë SPAK i ka në dorë provat për rastet e vjedhjeve dhe për këtë fakt ky institucion duhet të veprojë menjëherë.

Në një konferencë për gazetarët lideri i PD-së tha se ky institucion duhet të veprojë sot.

“Numri i te prekurve është më i lartë. S’ka vend në Europë që të shpenzojë siç shpenzon Edi Rama për 10 ose 12 shokët e tij, vetëm atyre iu ka rezervuar 1/10 e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë. Rama është i vendosur që t’i shkojë kësaj deri në fund.

Ai do të vazhdojë me vjedhje, do të bëjë gjithçka që tenderat të bëhen sekret, pa transparencë. Ndërkohë që edhe ato testime që bëhen, bëhen me pajisje dhe kite të dhuruara nga partnerët. Dua t’ju shpreh falënderimet e mua SHBA, e vendeve të tjera aleate, se kushedi se çfarë do të ndodhte këtu. Ky njeri duhet të largohet, siç shqiptarët mezi po presin që ta largojnë. Është detyrë qytetare, humanitare e gjithsecilit nga përfaqësuesit e institucioneve që të ndalojmë vjedhjen e mëtejshme. Heqjen nga duart e Edi Ramës të mundësive për të vazhduar grabitjen e shtetit, që të bëjmë maksimumin që këto para të shkojnë atje ku ka nevojë.

Ka mjaftueshëm para për t’u përballur me krizën, pasi Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur. Mjaftojmë që të ndalim këtë vjedhje dhe të shpëtojmë dëmtimin e biznesit. As kam kërkuar dhe as nuk premtoj mrekulli. 160 mijë lekë të vejta për 6 muaj nuk janë mrekulli. Por është detyrim minimal. Kjo situatë s’ka të bëjë me 25 prillin, pasi do të jetë një uragan i papërmbajtur, por me periudhën para kësaj. Ka të bëjë me bukën e shqiptarëve. Unë do të bëj detyrën time për të treguar se çfarë do të bëjë qeveria.

Ndaj përsëris për organet e drejtësisë, nuk mjaftojnë deklaratat dhe hapat e breshkës, pasi çdo ditë që ju nuk bërtisni, ju po inkurajoni vjedhjen. Ju duhet ta shkurajoni vjedhjen, largimin e parave nga këta njerëz të grupeve të strukturuar. Merrni në pyetje, thirrini në SPAK. korrupsioni është ashiqare, është e vetmja mënyrë që mos të livadhisen. Provat i keni. S’ka shqiptar që si kupton. Çfarë prisni?! Do të jetë vonë nëse deri në ditët e fundit kjo bandë do të përgjakë biznesin dhe numri i viktimat të rritet. Keni detyrimin që të respektoni dhe të veproni sot.”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT