Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Audio-mesazhi nga kampi i ferrit në Siri, vajza adoleshente nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri

Eva Dumani, e cila në kampin Al-Hol mban emrin Sara, nuk dëshiron që të vijë në Shqipëri. 16-vjeçarja, tregon për mediat se të vëllanë e ka lejuar të vijë në Shqipëri, ndërsa vetë, do të qëndrojë atje.

Sipas A2Cnn, Dumani, është vajza që në një mesazh zanor, rrëfen se nuk dëshiron të vijë në Shqipëri.

“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti.

Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu,”- dëgjohet të thotë ajo në mesazhin zanor.

Daci shprehet se gratë që merren për në kampin Roxh, vriten nga ushtarët Kurdë dhe në një audio-komunikim me gazetarët nuk ka treguar se ku është Sara (Eva Dumani).

“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri.

Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku.

Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë.

Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën. Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet.

Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim.

Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas.

Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes.

Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën me të atdhesuarit.

Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet