Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Asnjë rast me COVID-19, ky është shteti që del nga izolimi pas 3 muajsh në karantinë

Përmirësimi i situatës nga Covid-19 ka bërë që Melburni të dalë nga izolimi.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet Australiane pasi në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga qershori, nuk u regjistrua asnjë rast i ri në shtetin Victoria.

Melburni kishte tre muaj i izoluar, konkretisht që nga muaji qershor.

Australia është një vend që mund të konsiderohet shumë i suksesshëm deri tani kur vjen puna e shifrave të Covid-19.

Vendi numeron nga fillimi I pandemisë e deri më tani 27 mijë e 527 të infektuar dhe vetëm 905 viktima.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet