Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

VIDEO/ Apeli i 37 vjeçares në terapi intensive: ‘Ndihem sikur po vdes’

“Covid ekziston, vendoseni këtë fjalë në kokën tuaj para se të vendosni ndonjë gjë tjetër”, këto ishin fjalët e Clotilde Armellini, 37 vjeç e cila ndodhet në një gjendje të keqe shëndetësore pas infektimit nga Covid-19.

“Unë jan e martuar dhe kam dy fëmijë. Jam infektuar me Covid-19” vazhdon Clotilde e cila jeton në Pozzolo Formigaro, Alessandria dhe nga faqja e saj në Facebook bën apel që të gjithë të kenë kujdes.

“Unë jam shtrirë këtu dhe po lutem që infermierja të vijë së shpejti për të më sjellë ilaçin sepse vetëm nëse marr ato mund të qetësohem. Mushkëritë e mia nuk punojnë më, ato janë të mbushura me ujë. Do të doja ta shqyeja këtë maskë në fytyrë, por nëse e bëj do të vdes, sepse nuk mund të marr më frymë vetë ”.

Clotilde gjatë gjithë videos së saj i kërkon të gjithë njerëzve të kenë kujdes dhe të respektojnë të gjitha masat e vendosura nga qeveria.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet