Vdekja e 53-vjeçarit, reagon QSUT: Pacienti ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

Aktualitet
Vdekja e 53-vjeçarit, reagon QSUT: Pacienti ka marrë ndihmën

Pas hetimeve të nisura nga Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri, ka ardhur reagimi i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT).

Ato shprehen se 53-vjeçari nga Ndroqi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme në këtë spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç., Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave", njofton QSUT.

ME TE LEXUARAT