Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Bardhi i nxjerr videon Ramës: Shëndetësia një nga dështimet më të rënda!

Politikë
Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Bardhi i nxjerr videon Ramës:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e Ramës dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekiri i cili për 3 ditë kërkonte serum sa tek QSUT tek Trauma.

Bardhi thotë se këmbana e alarmit po bie çdo ditë pasi shëndetësia është dështim i rëndë i Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shton se për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, familjet shqiptare po paguajnë shtrenjt.

Për më tepër Bardhi thotë se në shëndetësinë e Ramës ilaçet nuk janë të sigurta, sistemi i rrënuar, stafet mjekësore të keqpaguara si dhe shëndetësia falas nuk ekziston pasi qytetarët paguajnë tek privati.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224082827608166

ME TE LEXUARAT