Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Manastirliu i përgjigjet PD: COVID nuk është lojë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu është përgjigjur nga Spitali Infektiv akuzave të Partisë Demokratike, e cila deklaroi sot se sistemi shëndetësor është në kolaps.

Manastirliu e cila është takuar me e shefen e Infektivit Najada Çomo deklaroi se nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor.

Po ashtu ajo ka thënë që njerëzit mos të marrin për bazë deklaratat politike duke shtuar se shteti është i përgatitur për çdo skenar.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet”, deklaroi ministrja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet