Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpëndante lëndë narkotike me doza të vogla, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Një 38-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se shtetasit E.P, banues në lagjen Skënderbeg në Shkodër iu gjetën 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Goditet një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari .

Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet