Rritet në mënyrë dramatike numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Kosovë&Rajon
Rritet në mënyrë dramatike numri i të vdekurve nga

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot një bilanc dramatik të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 22 humbje jete, një rekord i zi për vendin. Po ashtu janë raportuar 561 rasteve të reja me koronavirus, dhe 197 pacientë të shëruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 197 pacientë të shëruar: Shkupi 91, Kumanova 7, Shtipi 8, Prilepi 18, Tetova 13, Struga 4, Velesi 3, Manastiri 4, Ohri 3, Gostivari 3, Gjevgjelia 4, Strumica 4, Strumica 16, Radovishi 2, Koçani 9, Demir Hisari 1, Makedonski Brod 1, Vallandova 2, Sveti Nikole 4 dhe Kërçova 4”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të vdekur janë 22 persona, 7 pacientë nga Shkupi (55, 78, 71, 35, 66, 71 dhe 64 vjet), një nga Kumanova (57), dy nga Dibra (58 dhe 64), një nga Prilepi (61), një nga Struga (75), dy nga Velesi (61 dhe 64 vjet), dy nga Manastiri (74 dhe 70), dy nga Gostivari (79 dhe 76 vjet), dy nga Kriva Pallanka (56 dhe 88 vjet), një nga Koçani (60) dhe një nga Dellçeva (81)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT