Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rëndohet bilanci, 299 të infektuar dhe 4 të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Në përditësimin e fundit, ministria e Shëndetësisë raporton për 299 raste të reja.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 106 persona

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,

12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë

8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,

6 raste në Pogradec dhe Përmet,

5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,

3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,

2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,

1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 299

Të shëruar ne 24 orë 106

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1315

Testime totale 117025

Raste pozitive 19157

Raste të shëruara 10654

Raste Aktive 8026

Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4113

Durrës 757

Fier 510

Shkodër 497

Korçë 488

Lezhë 383

Elbasan 348

Vlorë 319

Berat 229

Kukës 183

Gjirokastër 102

Dibër 97

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet