Pacienti vdiq pasi u sorollat në dy spitale, hetim ndaj QSUT dhe Traumës! PD: Krim shtetëror

Aktualitet
Pacienti vdiq pasi u sorollat në dy spitale, hetim ndaj QSUT dhe

Përqendrimi i vëmendjes nga spitalet tek koronavirusi, ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin nga Ndroqi, Lutfi Çekirri, i cili humbi jeten pasi e sorollaten ne dy spitale.

Ai denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e "sorollatën" sa në një spital në tjetrin.

Gjendja hëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit.

Dy ditë pas vdekjes se qytetarit 53-vjeçar, mësohet se është ngritur një grup pune që po heton dy spitalet ndersa lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

"Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet L.Ç, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT. Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetesise siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT