“Nuk negociojmë për bukën e…”, rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtareve në ditën e 11-të

Aktualitet
“Nuk negociojmë për bukën e…”, rëndohet

Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e 11-të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet.

Gratë shprehen se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e tyre.

Po kështu ato paralajmëruan se nesër do të marrin në grevë edhe fëmijët. “Nuk duam lëmoshë, por duam lekët tona. Për bukën e familjes nuk negociohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do ta vazhdojmë grevën. Nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të na japin lekët që të ushqejmë fëmijët tonë.

Rama thotë negocio për bukën e gojës, kjo është e pamundur.”, është shprehur një naftëtare.

Ndërsa një tjetër tha: “Kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit që thotë këtë, sepse në një shtet demokratik nuk e kuptoj sesi thotë negocio për bukën e gojës. Për cfarë?

Kur ne e kemi thënë shumë qartë, për bukën e fëmijës nuk negociohet, sepse nuk e kërkojmë të na e falë të na japë lëmoshë, por djersën tonë.

Kryeministri thotë hajde ta neogicojmë, cfarë është kjo papërgjegjësi e kryeministrit që thotë hajde negociojmë, ne duam lekët që kemi punuar.

Kauza jonë është e drejtë, do të vijojmë deri kur të marrim përgjigje.

Shoqja jonë mbrëmë ishte në gjendje të rëndë, ka probleme me sëmundje profesionale të marra në uzinë, me stomakun.

Të paktën nga vetë natyra grua, cfarë mund të bësh.

Ne jemi gra të forta dhe të vendosura, prandaj u bëj thirrje edhe vëllezër të vijnë këtu, edhe burra të parlamentit të shikojnë situatën e këtyre grave heroina, të forta.

Nuk e lë grevën, kam 35 vite në uzinë. Ne jemi pa bukë, cfarë sigurimesh, 3 vite nuk paguhen fare.”

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

ME TE LEXUARAT