Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri grek, me origjinë shqiptare paralajmëron Turqinë: Shtetet fqinje i kemi krah, do përballeni me…

Ministria e Jashtme e Greqisë i ka dhënë një përgjigje të ashpër Turqisë, pas kërkimeve të reja të Navtex në zonën detare në jug të Rodosit.

Sipas Ministrisë greke, vendosja e anijes kërkimore “tregon edhe një herë sjelljen e përshkallëzuar dhe kriminale të Turqisë dhe indiferencën e vendit fqinj ndaj rregullave të së drejtës ndërkombëtare”.

“Turqia dëshiron të destabilizojë rajonin dhe të rrisë intensitetin vertikal. Ky veprim i paligjshëm kundërshton çdo përpjekje për de-përshkallëzim.

Në të njëjtën kohë, përsëritja e veprimeve të paligjshme të palës turke, të cilat janë në kundërshtim të plotë me thirrjet e vazhdueshme të Komunitetit Ndërkombëtar, përfshirë përfundimet e fundit të Këshillit Evropian për përfundimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve, ekspozon palën turke edhe me shume.

Greqia dënon pa mëdyshje këtë sjellje të papranueshme, e cila në thelb tjetërson edhe më shumë perspektivën e një dialogu konstruktiv dhe i bën thirrje Turqisë të revokojë menjëherë Navtex-in e paligjshëm të lëshuar në orët e para të mëngjesit. Në këtë kontekst, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, dha udhëzime për zhvillimin e menjëhershëm të një aksioni proteste ndaj palës turke, si dhe informimin e Aleatëve dhe Partnerëve për vazhdimin e sjelljes provokuese Turke”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet