'Macron të kontrollojë gjendjen mendore"/ BE reagon ashpër ndaj mesazhit të Erdogan

Bota
'Macron të kontrollojë gjendjen mendore"/ BE reagon

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka quajtur të papranueshme deklaratat e presidentit turk Recep Tayp Erdogan ndaj atij të Francës Emanuel Macron. Michell thotë se e dënon qëndrimin e Turqisë dhe sulmin e ndaj presidentit francez.

“Në vend të një axhende pozitive, Turqia zgjedh sfida, veprime të njëanshme në Mesdhe dhe tani fyerje. Është e papranueshme. Respekt për Evropën dhe Shtetet Anëtare të saj”, shkruan Michel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti turk u shpreh se homologu i tij francez ka nevojë për kontroll mendor. Erdogan theksoi më tej se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet. Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia.

ME TE LEXUARAT