Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kujtim Gjuzi viziton naftëtarët, u shtrëngon dorën: COVID-19 është rrenë

Ditën e sotme deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë në Ballsh, ku është takuar me naftëtarët.

Sapo ka mbërritur në ambientet e uzinës deputeti ka takuar me shtrëngim dore një më një çdo banorë që gjendej aty.

Gjatë takimit ai iu premtoi naftëtarëve se do të “ndezë” nesër parlamentin, derisa ata të marrin pagat e prapambetura. Ai theksoi më tej se COVID-19 është një gënjeshtër.

“Të gjthë ato që kanë vjedhur uzinën këtu një ditë drejtësia vonon por nuk harron.

I urojmë shërim të shpejtë kryetarit të grevës. Do të shkoj ta takoj edhe me 200 të jetë, se Covid-19 është rrenë.

Nesër do ta ndez paralmentin do të filloj që nga ora 10 e deri në fund, tu japin paret hajdutët që ua kanë marrë.

Në momentin që ne do të kemi fuqi jo vetëm lekët që u kanë vjedhur këto 30 vite, do t’i merrni.”, tha Gjuzi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet