"Je baba i këtij shteti!", Rama batuta me qytetarët e Manzës: Bëji të fala Mozës
Gjatë ditës së sotshme kryeministri Edi Rama ishte në Manëz të Durrësit ku pa nga afër punimet për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë që gjatë takimeve nuk munguan batutat me banorët. “Edhe pak do të ikë çadra dhe do të futeni në shtëpi” i tha ai një banori.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një prej banoreve ishte duke folur në telefon, ndërsa kryeministri i kërkoi “Lërë cik atë telefon se mund të flasësh më vonë me Mozën, ti bësh edhe të fala nga unë Mozës”.
Një tjetër banori, ai i kërkoi edhe pak durim, pasi shtëpia e re më e madhe dhe më e fortë është drejt mbarimit. “Je baba i këtij shteti” i tha banori, ndërsa Edi Rama ia ktheu “Jo mo, po dakord, po pak durim”.