Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia në alarm, rritet frikshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Italia vijon të regjistrojë shifra dramatike të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, duke rikthyer ankthin tek qytetarët.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raporteve zyrtare, shteti fqinj regjistroi 21.273 raste të reja dhe 128 viktima.

Sipas autoriteteve italiane 1208 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Rajonet më të goditura janë Lombardia me mbi 5 mijë raste ditore, ndërsa pas saj vjen Piemonte me 2287.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve në Itali shkon në 525,782, ndërsa ai i viktimave në 37,338.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet