Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Francë/ Regjistrohet për herë të parë shifra dramatike me të infektuar me COVID

Vala e dytë e koronavirusit duket se po vjen edhe më e ashpër, pasi shifrat gjithnjë në rritje e konfirmojnë diçka të tillë.

Franca ka regjistruar sot numër rekord infeksionesh me koronavirus, plot 52 010 raste pozitive në 24 orë.

Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Europë kalon mbi 50 mijë brenda ditës. Ndërkohë raportohet se 116 persona kanë humbur jetën.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat.

Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet