Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës, kërkohej nga FBI

Një udhëheqës i lartë i al-Kaidës është vrarë nga forcat afgane të sigurisë në provincën Ghazni në Afganistanin lindor.

Bëhet fjalë për Abu Muhsin al-Masrin, i cili ishte në listën e Byrosë Federale të Hetimit të Terroristëve më të Kërkuar.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit (NDS) konfirmoi vrasjen e Al-Masrit. Ky i fundit akuzohet për mbështetje materialesh dhe burimesh për një organizatë të huaj terroriste.

Gjithashtu dyshohet se ai është pjesë e komploteve për të vrarë qytetarët në SHBA. Besohet se ai është komandanti i dytë i al-Kaidës dhe udhëheqësi suprem i organizatës në nënkontinentin Indian.

Ndërkohë, kujtojmë se muaji tetor përkon me 19-vjetorin e pushtimit të Afganistanit nga SHBA, e cila synon përmbysjen e sundimtarëve Talibanë, të cilët kishin strehuar militantët e al-Kaedës që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator 2001.

Aktualisht SHBA ka tërhequr trupat pasi u arrit një marrëveshje historike në shkurt. Sipas marrëveshjes, forcat amerikane do të largophet nga Afganistani dhe Talibanët i kanë dhënë garanci që nuk do të bëjnë veprime terroriste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet