Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emri/ Kosova në zgjedhje të parakohshme? Kush u propozua si president…

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka propozuar personalisht që President i Kosovës të jetë Isa Mustafa.

Ai konfirmon se deri më tani nuk ka pasur diskutime në LDK, por për momentin ai thotë se Isa Mustafa mund të jetë emri i parë në rast se HAshim Thaçi dorëhiqet.

Ky i fundit ka premtuar se në rast se akt-akuza nga Haga konfirmohet, ai largohet teksa nga ana tjetër AAK e koalicionit qeveritar pretendon se posti i Presidentit i takon Ramush Haradinajt ose një anëtari të partisë së tij.

“Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, tha Lutfi Haziri në një televizion kosovar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet