E rëndë/ Sulmi terrorist në shkollën private vret 6 fëmijë dhe dhjetra të plagosur

Bota
E rëndë/ Sulmi terrorist në shkollën private vret 6

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamerun pasi disa persona të armatosur sulmuan një shkollë private duke vrarë disa fëmijë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se gjithsej kanë humbur jetën 6 fëmijë të moshave nga 12-14 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht dyshohet se autorë të sulmit janë pjesëtarë të grupeve për ndarjen e Anglophone. Megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende.

Disa zona të Kamerunit janë përfshirë në një konflikt pasi kërkojnë pavarësinë. Të tillë janë edhe grupet Anglophone që kërkojnë ndarjen që prej 2016-s. Ata thonë se shumica e njerëzve që flasin frëngjisht i kanë marxhinalizuar ata që flasin anglisht.

Sa i përket ngjarjes së rëndë, ajo ndodhi në shtunën në mesditë.

ME TE LEXUARAT