Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E reja humbi kontrollin e makinë mes te plagosurve edhe një 14-vjeçar

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, ku shoferja 19-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me E. D., janë plagosur edhe pasagjerët E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë. Ata ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet