Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bomba tymuese ndaj policisë në Romë, protesta të dhunshme kundër masave anti-Covid

Përleshje të dhunshme me policinë u shenuan nga hyrja në fuqi e masava anti-Covid dhe orëve policore në Itali.

Me dhjetëra njerëz u mblodhën në Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit) në qendër të Romës për të protestuar kundër hyrjes në fuqi të lockdown.

Në mesnatë, kur marshimi u urdhërua të shpërndahej, demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt policisë.

Eshte dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur sheshin. Gjatë trazirave, disa kontenierë mbeturinash u dogjën ndërsa u ndaluan nga policia disa protestues.

Policia mori kontrollin e sheshit, ndërsa protestuesit nën thirrjet “Jo diktaturës shëndetësore”, u shpërndanë drejt sheshit Flaminio.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet