Aksidenti në Lushnje, policia jep detajet: 19 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit

Aktualitet
Aksidenti në Lushnje, policia jep detajet: 19 vjeçarja humbi

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Sipas policisë në aksident është përfshirë një mjet tip “BMV” që ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur tre persona.

Të plagosurit janë shtetasit E.D, 19 vjeçe, shtetasi E.P, 18 vjeç dhe 14 vjeçari me iniciale L.P të tre banues në Tiranë.

Lushnjë Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L.

P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT