Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron’ një nga një Ramës

Ekonomisti Pano Soko përmes një video-mesazhi i shpjegon kryeministrit Rama se sa para paguan gazetarja Marsela Karapanco, të cilën ai e zuri ngushtë në një konferencë live kur e pyeti sesa taksa i mbaheshin nga paga.

Gazetarja s’pranoi të tregojë sa taksa paguante, duke thënë se duke treguar taksat zbulon edhe sa e ka rrogën, përgjigje që Rama e shfrytëzoi për të vënë në pozitë gazetaren. Mirëpo, një llogari të thjeshtë dhe të kuptueshme Ramës ia ka bërë Pano Soko, i cili shpjegon një nga një gjithë detyrimet që i mbahen gazetares nga rroga.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.

Dhe pyetjen e bëri njeriu që s’di jo thjesht taksat, po që s’di sa ka rrogën. Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s’e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Gjithsesi, për t’iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar. Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko dhe ndan videon e mëposhtme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet