Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare, ja çfarë zbulon telefoni i saj për hetuesit, ja vendodhja qe doli

Familjarët e 19-vjeçares shqiptare, e cila humbi në mënyrë misterioze në Greqi, ka deklaruar se ende nuk kanë asnjë informacion për të renë.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se banorët e Alexandroupolis treguan për një vajzë me karakteristika të përbashkëta, e cila flinte e shqetësuar në një stol afër një hoteli qendror në qytet.

Artemis Vassilis, 19 vjeçe, i kishte thënë familjes së saj se ajo do të shkonte në “Jumbo” në Peania për të aplikuar për të punuar atje.

Ishte mesditë e së premtes, 16 tetor, kur ajo u largua nga shtëpia e saj në Koropi. Një i afërm e pa atë duke pritur në një stacion autobusi.

Ajo kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të bardhë me vija blu dhe atlete të bardha, ndërsa mbante një çantë shpine të zezë.

Telefoni i saj celular ishte fikur në orën 6:10 pasdite, ditën kur ajo u zhduk. Sipas lokacionit në gjurmuar në telefonin e saj, vendndodhja e fundit e vajzës ishte në Pallini.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet