"SPAK të rrethojë vilat VIP tek Gjiri i Lalzit", Apeli i fortë i profesorit Kabo: Ndryshe nuk e besojmë

Politikë
"SPAK të rrethojë vilat VIP tek Gjiri i Lalzit", Apeli i

Përparim Kabo shprehet se nëse SPAK do të japë shpresë dhe të krijojë besueshmëri tek shqiptarët duhet të hetojë vilat në gjiri i Lalzit.

Profesori ka bërë deklarata të forta duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të pajustifikueshme të politikanëve.

“SPAK-u nëse nuk dëshiron të qëndrojë pak, duhet të rrethojë gjirin e Lalzit dhe të gjitha vilat që janë atje.

Duhet të rrethojë kodrat e Tiranës dhe të gjitha vilat që janë atje. Dhe të hetojë, a janë ndërtuar ato me para të ligjshme apo të paligjshme.

Nëse e bën këtë, jep shpresë, kurajo dhe besueshmëri shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kabo.

ME TE LEXUARAT