Safet Gjici nuk pyet për urdhrin e Ramës, mbledh ekipin në Kukës pa maskën mbrojtëse

Aktualitet

Shume qytetare po gjobiten cdo dite per mosmbajtjen e maskes. Por kjo duket se nuk e shqeteson kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Ai ka rolin e drejtuesit politik të këtij qarku ka mbledhur Asamblenë e PS në njësitë Shishtavec, Topojan dhe Zapod por duket se nuk do t’ia dijë për urdhrin e Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fotografitë e publikuara nga mbledhja, Gjici dhe zyrtarët e tjerë që e shoqërojnë nuk mbajnë maskë mbrojtëse, një urdhër që ka hyrë në fuqi që prej 15 Tetorit për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Edhe pse ndodhen në ambient të hapur dhe respekton distancën sociale, rregulli nuk përjashtohet dhe duhet të mbajnë maska mbrojtëse.

Nuk dihet ende nëse Rama apo policia “i ka tërhequr veshin” Gjicit për këtë thyerje te aktit normativ te pandemise.

ME TE LEXUARAT